Filloi vaksinimi masiv nëpër fshatrat e vendit në Maqedoni.
Tani të gjithë banorët që duan të vaksinohen mund tu drejtohen punkteve të vaksinimit nëpër fshatra pa termin. Nga ora 7 e mëngjesit në 15 ditët e ardhshme ekipe me 2 mjekë dhe 3 infermiere do të japin vaksina për secilin.
TV21 ishte në fshatrat e Kërçovës, ku banorët u vaksinuan me Astra Zeneka dhe Sinovak varësisht nga mosha që kishin. Interesimi ishte i lartë dhe banorët pa nguruar prisnin radhën për tu vaksinuar.
“Pasi mora vaksinën nuk kisha asgjë, ishte normale ma e lehtë se vaksinat tjera. Nuk ndjeva asgjë, apeloj të vaksinohen të gjithë masovikisht. Më mirë tash se do të jetë vonë pastaj”.
“Jo krejt është normale, krejt është në rregull nuk kam pasur asnjë dhimbje(ngjitje). Nuk jam menduar fare që ditën e parë që janë shpikur vaksinat kam qenë për marrjen e vaksinave.(ngjite) Apeloj tek popullata si OBSH që apelon ti marrin të gjithë vaksinat sepse është një mbrojtje kundër këtij virusi tinëzar, kundër këtij armiku të fshehtë”.
“Jo nuk kam“.
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit – Kërçovë, Xhabir Bajrami tha se ka planifikuar që deri në fillim të vjeshtës të jetë vaksinuar e gjithë popullata e Kërçovës.
“Deri më tani jemi të kënaqur, dalja është masive, të gjithë njerëzit që gravitojnë nëpër këto fshatra me interesim e presin vaksinimin dhe deri më tani përgjigja është më se pozitive. Kjo do të vazhdojë deri sa t’i vaksinojmë të gjithë qytetarët tanë, unë disa herë kam thënë se deri në fillim të vjeshtës planifikoj t’i kem vaksinuar të gjithë qytetarët e Kërçovës”, tha Bajrami.
Edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se ekipet se ekipet do të shkojnë gjithandej Maqedonisë.
“Në çdo vend do të shkojnë ekipet dhe do të vaksinohen të gjithë ata që kanë interesim gjatë ditës. Ajo do të përsëritet kur të kryhet cikli i caktuar nga Shtëpitë e Shëndetit”, deklaroi Filipçe.
Mjekët bëjnë apel që të vaksinohen të gjithë sa më shpejtë që të mund ta kalojmë valën e re të paralajmëruar me virusin Dellta pa pasoja. Nga sot edhe nëpër punktet e vaksinimit nëpër spitale mund të vaksinohemi pa terminë paraprakë.
