Banorët e lagjes 146 në Tetovë ende pa ujë të pijshëm/ Kasami: Së shpejti do të fillojnë punët për përfundimin e projektit

TË FUNDIT

Lagja 146 në Tetovë vazhdon të jetë pa ujë të pijshëm. Projekti i rrjetin e ujësjellësit në këtë lagje ka nisur në vitin 2020, por edhe pas tre vitesh punët ende nuk kanë përfunduar. Banorët vazhdojnë që ujë për pije të mbushin në çezmat publike.
https://www.youtube.com/watch?v=FFEmqCr-NOQ
“Ujë nuk kemi, furnizohemi me atë vet që e kemi, mendoj kjo pjesa e lagjes vetë furnizohemi. Tash ka pak, por shumica mbushin, fqinji e ka bërë një çezmë dhe në mëngjes kur vjen për të pijë nuk bën vetëm për tesha e kësi gjëra.”

“Ujë nuk kemi ne për të pirë e kemi të malit vetëm, e kam shoqen, unë i sëmurë dhe mbushim këtu.”

“Projekti ka mbet, gypat i kanë vendosur, rrugën e kanë përmirësuar, tjetër send nuk është bërë asgjë, masa të tjera nuk janë marrë, ne ujë si kemi pas ashtu kemi, kush ka e kush nuk ka, shumica kemi marrë nga mali ujë, tjerët ata dinë si pajisen me ujë .”

“Nuk kemi në këtë mëhallë, dalim marrim poshtë.
-Po për të larë?
-E kemi të malit.
-Po atë projektin e komunës?
-Nuk ka?

Kryetari i komunës Bilall Kasami sërish premtoi se punët do të fillojnë. Sipas tij për ndërtimin e ujësjellësit kompania ka rënë dakord që të fillojë me punë dhe ta rregulloj rrjetin nga fshati Lisec deri në basenin që është poshtë.

“Ne kishim takim me investitorin që realizon punët e ujësjellësit nga fshati Lisec deri tek baseni ku akumulohet uji edhe brenda 146-tës është lëshuar rrjeti ujësjellësit, edhe ata u dakorduan që të vazhdojnë me punët dhe besoj se shpejt do të mbyllen punët që të lidhet me atë lagje dhe të mund të furnizohet me ujë të pijshëm.”- thotë Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës.

Projekti për furnizim me ujë të lagjes 146 ka kapur shumën prej 11 milionë e 500 mijë denarëve, por edhe përkundër kësaj, me sa duket banorët edhe këtë verë do ta kalojnë pa ujë të pijshëm.