Banorët e Krivogashtanit në protestë! S’lejojnë rindërtimin e 2 urave pa e gjetur një rrugë alternative

TË FUNDIT

Banorët e Krivogashtanit dhe vendbanimeve përreth për të dytën ditë me radhë protestuan për shkak se rruga rajonale e vetme që lidh komunat Krushevë, Krivogashtan dhe Prilep pritet të mbyllet për një periudhë të gjatë kohore për shkak të rindërtimit të dy urave pranë fshatit Vërbjan. Banorët janë kundër përdorimit të rrugëve të ngushta të fshatare të cilat nuk plotësojnë kriteret për qarkullim të sigurt.

Për këtë situatë foli edhe kryetari i Komunës së Krivogashtanit, nga ku i janë drejtuar Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, prej të cilës kanë kërkuar një zgjidhje alternative.

Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore kanë theksuar se punimet ndërtimore për sanimin e kësaj pjese të rrugës, me gjatësi 920 metra, janë drejt fundit dhe do të përfundojnë më së voni deri më 25 maj. Ata i lusin qytetarët për durim për shkak të realizimit cilësor të punimeve ndërtimore. Përndryshe, kjo pjesë e rrugës me gjatësi prej rreth 900 metrash, rreth urave, është duke u rindërtuar për më shumë se 1 vit dhe trafiku është zhvilluar në kaos të paparë, madje ka pasur edhe një viktimë.