Para pak ditësh kryetari i komunës së Butelit Darko Kostovski tha se banorët së kësaj komune janë ankuar për ndryshimin e emrave të rrugëve, dhe kanë kërkuar që të kthehen emrat e vjetër. Kështu, Kostovski ka dërguar kërkesë zyrtare edhe deri te qyteti i Shkupit.
Këtë kërkesë e konfirmoi edhe kryetari i këshillit të qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski. Ai thotë se tani radhën për veprim e ka komisioni për emra të rrugëve dhe nuk mund të parasheh se çfarë do të ndodhë më tej. Mirëpo siç thekson Sllaveski, kjo procedurë është mjaft komplekse sepse disa prej rrugëve nuk kanë kaluar përmes Regjistrit Qendror në kohën e kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov.
E për të vërtetuar nëse banorët e këtyre rrugëve me të vërtetë janë ankuar për ndryshimin e emrave të rrugëve, dolëm për t’i pyetur vet banorët nga afër.
Përndryshe për këtë iniciativë reaguan gati të gjitha partitë shqiptare, duke akuzuar Kostovskin se qëllimisht dëshiron të fshijë emrat e veprimtarëve shqiptarë. Madje Kostovski u ankua se është kërcënuar nga një këshilltar i Alternativës.
