Banorët e Bellovishtës nuk kanë zgjidhje tjetër, pinë ujë me baktere

TË FUNDIT

Bellovishta si njëri ndër fshatrat me natyrë më të bukur në Pollog ka problem me ujin. Në fakt ujë ka me bollëk por nuk është i pijshëm.  Banorët  që takuam  thonë se janë të vetëdijshëm që uji nuk është i pastër, por me që nuk kanë zgjidhje vazhdojnë ta konsumojnë edhe për pije.

“Për momentin uji nuk është për pije. Kemi marr rezultate paraprake, pasi që ka disa baktere aty që nuk duhet të pihet. Ka shtëpi që e pinë ujin edhe varet nga çdo organizëm, por për momentin uji nuk pihet. Mbi 95% marrim ujë nga lumi, pasi që nuk mund të përkujdesemi për burimet tona dhe unë si pjesëtar i bashkësisë lokale aq sa mundemi aq punojmë”, tha një banor i Bellovishtës.

“Dikush pi e dikush jo. Thonë se çezma ka baktere a nuk e dijë çka”, shtoi një tjetër banor.

TV21: Ju pini ujë  këtu?

“Jo unë shkojë lartë në burime marr ujë, këtu nuk pijë”.  

Analizat e  rregullta të bëra nga Qendra për Shëndet Publike në Tetovë,   tregojnë se uji  në këtë fshat nuk është i pastër në aspektin  mikrobiologjik.

 “Analizat në fshatin Bellovishtë janë  bërë në muajin shkurt, qershor dhe shtator, në të tria rastet në bazë të mostrave që janë marr uji për pije në këtë vend nuk është për pije si në akseptin mikrobiologjik poashtu edhe fiziko-kimik, kemi prani të baktereve koliforn”, thonë nga Qendra për Shëndet Publik – Tetovë.

Fshati Bellovishtë i takon komunës së Jegunovcës dhe ujësjellësi në këtë vendbanim menaxhohet nga vetë banorët.   U munduam të kontaktojmë me kryetarin  e komunës Darko Bllazhevski, por ishte i pa kapshëm.

Ndryshe mbi 68% e fshatrave të pesë komunave rurale të Tetovës nuk kanë ujë të pastër për pije.

error: Content is protected !!