Bankat në eurozonë sot huazuan rekord 1.300 miliardë euro nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) që ta plotësojnë kërkesën e rritur të kompanive për kredi gjatë recesionit të paparë.
BQE e ka filluar programin “Operacione të synuara afatgjata për rifinancim” (TLTRO) para gjashtë vjetëve, ndërsa këtë vit e ndryshoi që t’i ndihmojë ekonomisë që t’i tejkalojnë pasojat e vështira nga pandemia e koronavirusit.
Bankat Komerciale sot huazuan gjithsej 1.300 miliardë euro nga programi për një periudhë prej tre vjetëve, me normë interesi prej minus një për qind.
Vlera e huazuar është më e madhja pasi BQE e vendosi TLTRO, por më i vogël në neto-kushte, sepse bankat me siguri kanë shfrytëzuar një pjesë të shumave për riprograminin e huave të vjetra të BQE-së që t’i shfrytëzojnë volitshmëritë e normave të interesit.
Norma negative e interesit do të thotë se bankat do të fitojnë 0,5 për qind për një vit pa asnjë kusht apo një për qind me kusht të mos e ulin portfolion kreditore.
Gjatë dy viteve të ardhshme deri në dorëzimin e huas, norma e interesit do të jetë e barabartë me normën e interesit të depozitave të BQE, e cila aktualisht është minus 0,5 për qind./MIA
