Një masë për lehtësimin e kreditimit të banesës së parë kushdo që aplikon po përgatitet nga Banka Popullore në Bashkëpunim me Agjencinë e Kadastrës. Ndonëse fokusi është tek të rinjtë dhe çiftet e reja të sapo martuara për t’ju siguruar çështjen e strehimit, autoritet presin që kjo masë do të ndikojë në mënyrë indirekte edhe në stabilizimin e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme. Guvernatori Trajko Sllavevski tha se përmes kredive me kushte më të mira duhet të favorizohen qytetarët, të cilët blejnë apartament për banim personal ndaj atyre që blejnë të dytin apo të tretin për çështje komerciale.
“Këtu jemi te Kadastra për të siguruar informacionet dhe të krijojmë skemën se çfarë mund të bëjmë më tej në rafinimin e të dhënave që posedon Agjencia për Kadastër dhe patundshmëri. Dhe mendoj se në kuadër të masës së re për të ndihmuar të rinjtë dhe çiftet e reja, mund të arrihet efekt i dukshëm edhe përmes masave ekzekutive”, tha Trajko Sllaveski – Guvernator.
Banka Popullore kërkon asistencën e Agjencisë së Kadastrës për të detektuar të gjitha objektet primare të banimit, në mënyrë që të evitohen keqpërdorimet e sipërmarrësve që blejnë banesa për arsye biznesi.
Drejtori Ivan Zhivkovski shprehu gatishmërinë e Kadastrës për bashkëpunim intensiv me Bankën Popullore, duke theksuar se të dhënat mbi trendet aktuale në tregun e pasurive të paluajtshme janë çelësi për krijimin e politikave efektive. Ai njoftoi riaktivizimin e regjistrit të çmimeve dhe qirave.
“Qytetarët të kenë informacion më të mirë nga ata që duhet ta kenë, dhe kjo nga Agjencia Kadastrale, për sa i përket asaj që tha guvernatori, ne po diskutojmë paraqitjen për inspektim të atyre masave që Banka Popullore do të përcaktojë, domethënë në pjesën e lëshimit të certifikatave që kemi në dispozicion në lidhje me atë nëse një person i caktuar aktualisht ka pasuri të paluajtshme dhe nëse e ka pasur atë në të kaluarën, sepse mund të ndodhin përpjekje për të manipuluar vetë masat”, u shpreh Ivan Zhivkovski – Drejtor i Agjencisë së Kadastrës.
Agjencia Kadastrës dhe Banka Popullore u dakorduan të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi, i cili do të mundësojë shkëmbim më të mirë informacioni, disponueshmëri të shpejtë të të dhënave të pasurive të paluajtshme dhe forcim të kapaciteteve analitike për monitorimin e trendeve të tregut.
Sipas të dhënave të Bankës Popullore, rreth 73% e banesave të blera përmes kredive në deklaratat e blerësve qëndron se po i blejnë për të jetuar personalisht, por atë askush nuk e ka kontrolluar, në aspektin e mos vrojtimit nëse është ndërruar adresa e banimit të blerësve.
