Baltë në vend të ujit, banorët e Sini¬çanit protestojnë në shi, s’ka marrëveshje në Qeveri

Must Read

Përfundoi ndeshja Shkëndija – Tottenham

Ndeshja e shumë pritur mes Shkëndijës dhe Tottenhamit ka përfunduar 1:3 për mysafirët. Në...

Italia do të pranojë 125 emigrantë, të cilët do të sistemohen në shtet të tjera të BE-së

 Italia sot kumtoi se do të lejojë shkarkimin e 125 emigrantëve, të cilët tashmë një javë gjenden...

Ansu Fati nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

Ansu Fati nënshkroi kontratë të re me Barcelonën. Barcelona ka “bllokuar” talentin Ansu...
- Advertisement -

Në shtëpitë e Siniçanit në vend të ujit nga çezmet po rrjedh baltë.


Kjo është arsyeja se përse banorët e këtij fshati nuk po dorëzohen dhe po vazhdojnë të protestojnë.
As reshjet e mëdha të shiut nuk i ndaluan dot që të qëndrojnë në vendin ku u ndërprenë punimet për ujësjellësin.

- Advertisement -

“Edhe pse po vazhdon të bjerë shi, ne do të vazhdojmë të protestojmë. Vetëm ujë duam”, tha një banor.

Kryetari i Komunës së Bogovinës Albon Xhemaili zhvilloi edhe një takim të dytë me Kryeministrin teknik Oliver Spasovski, për të gjetur zgjidhje për ujësjellësin në Siniçan, por përsëri pa një epilog.

- Advertisement -

“Asnjë dilemë nuk ka rreth kërkesave të banorëve, thjesht është biseduar a do të fillojnë me punime a po nuk do të fillojnë. Pyeta disa herë se kur do të vazhdojë… Kryeiministri kërkon që të ulet edhe një herë me ministrat, ta diskutojnë vetë si kabinet qeveritar dhe do të më lajmërohen mua dhe do të kemi një përgjigje. Unë prap insistoj se banorët e mi kanë ngelur pa ujë për pije dhe duhet sa më shpejtë të zgjidhet kjo situate”, deklaroi Albon Xhemaili, kryetar i Bogovinës.

Xhemaili thotë se Spasovski i ka kërkuar një projekt për ujësjellësin që sipas tij, është e papranueshme sepse kjo punë kërkon kohë, ndërsa problemi nuk mund të zgjatet.

- Advertisement -

“Kërkohet projekt në këtë gjendje alarmante, në këtë kohë pandemie. Projekti do të zgjasë, duhet një zgjidhje të menjëhershme të problemit, shpresojmë prap se brenda këtyre ditëve do të kemi përgjigje positive”, theksoi kryetari i Bogovinës, Albon Xhemaili.

Në lidhje me padinë penale që ia ka ngritur SPB Tetovë kreu i Bogovinës thotë se kjo po ndodh ngaqë ai dëshiron të furnizojë me ujë qytetarët dhe ta tejkalojnë problemin.
E problemi me ujin e pijshëm dhe mungesën e tij në Siniçan është me dekada thonë banorët.

- Advertisement -

Përfundoi ndeshja Shkëndija – Tottenham

Ndeshja e shumë pritur mes Shkëndijës dhe Tottenhamit ka përfunduar 1:3 për mysafirët. Në minutën e 5 të ndeshjes...

Italia do të pranojë 125 emigrantë, të cilët do të sistemohen në shtet të tjera të BE-së

 Italia sot kumtoi se do të lejojë shkarkimin e 125 emigrantëve, të cilët tashmë një javë gjenden në një anije humanitare gjermane,...

Ansu Fati nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

Ansu Fati nënshkroi kontratë të re me Barcelonën. Barcelona ka “bllokuar” talentin Ansu Fati, ku e ka shpërblyer...

Dialogu Kosovë – Serbi do të vazhdojë të hënën

Përfaqësuesi special për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi për të hënën raund të ri bisedimesh në nivel ekspertësh, më 28 shtator.

Zaev takon Ambasadaorin holandez Jan Kop

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takua me Dirk Jan Kop, ambasador i Mbretërisë së...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -