Ballkani arriti një fitore historike në Turqi teksa përballë Sivasspor regjistroi fitoren e parë në grupet e Conference League duke triumfuar me rezultatin 3-4.
Pas tri ndeshjeve Ballkani ka katër pikë sa ka edhe Sivasspor e Slavia Praga, me çekët që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Dy skuadrat do të përballen edhe xhiron e ardhshme, por kësaj radhe në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë pas një jave.
