Ballkani prezanton trajnerin e ri

TË FUNDIT

Klubi i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani, ka emëruar kroatin Mislav Karoglan si trajner të ri. 
Karoglan do të jetë trajneri i parë joshqiptar që drejton Ballkanin. Ai ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë, ka njoftuar klubi nga Suhareka. 

Karoglan 43-vjeçar kishte qenë kryetrajner i Hajdukut të Splitit në dy raste, së fundi në stinorin 2023-24. Ai edicionin e kaluar drejtoi kampionin e shumëfishtë të Moldavisë, Sheriff Tiraspol. Kishte qenë i angazhuar edhe në klubet kroate si Zadar e Istra 1961. 

“Trajnerit Karoglan i urojmë mirëseardhje dhe shumë fat e suksese në krye të ekipit tonë, duke besuar se puna e tij do të sjellë energji të re dhe rezultate pozitive për FC Ballkanin”, ka njoftuar Ballkani.