Nisma “Ballkani i hapur” është e lirë dhe e hapur për të gjithë. Ajo nuk është ekskluzive, por inkluzive, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Forumin e sotëm Ekonomik që u mbajt në Shkup. Sa u takon kritikave se iniciativa në fjalë i ngjan krijimit të një Jugosllavie të re të madhe, Rama me përgjigje se kjo është një lloj bote paralele.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, tha se janë të përgatitur të lëshojnë pe me qëllim që të kyçen edhe vendet e tjera, por potencoi se tregtia dhe bashkëpunimi mes vendeve kanë rëndësi më të madhe.
Kryeministri i vendit, Zoran Zaev plot me shpresa se Bullgaria së shpejti do të formojë Qeveri dhe e thirri t’i bashkëngjitet iniciativës “Ballkani i hapur”, pa marrë parasysh se është anëtare e BE-së.
Një ekonomi dhe zero kohë pritje do të sjellë procesi i integrimit të rajonit, por për këtë do të duhet të presim dhe të varemi nga BE-ja, ishte konkluzioni nga Forumi Ekonomik.
