“Ballkani i hapur nuk është jetë a vdekje” dhe nuk është faji im nëse ju doni ta shihni si të tillë këtë çështje, u përgjigj kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në të disatën pyetje të gazetarëve nëse kjo nisa ka marrë fund. Rama tha se po të kishte mundësi të kthehej 1000 herë mbrapa, Ballkanin e Hapur do ta bënte 1000 herë.
“Nuk është faji im nëse ju doni ta shikoni këtë si jetë a vdekje. S’ është jetë a vdekje! Çfarë është Ballkani hapur? Është 1 nga 72 nismat. Pse u ndërmor? U ndërmorë për shkak se procesi I Berlinit kishte ngecur, nuk ecte. Çfarë solli? Solli gjëra fantastike që janë në realitetin e njerëzve që shfrytëzojnë marrëveshjet e Ballkanit të hapur për të tregtuar, për të lëvizur”, tha Rama.
Nga insistimi nëse kjo nismë do të vazhdojë të funksionojë, Rama tha se momentalisht vendet duhet të fokusohen te procesi Berlinit dhe të funksionalizojnë atë për shkak se jemi një fazë tjetër të raporteve me BE-në dhe për këtë procesi i Berlinit është kyç.
“Jemi në një moment të një kapërcimi në një fazë tjetër të marrëdhënieve me BE-në dhe për këtë procesi i Berlinit është kyç. Është një urë që këmbë e së cilës duhet forcuar dhe pikëristh që ne të merremi fort dhe te fokusohemi te kjo urë pa u shqetësuar për erërat dhe korentet dhe kundër korentet, jo Ballkani hapur, jo kjo, jo ajo, unë them të fokusohemi të procesi Berlinit”, tha Rama.
Duke numëruar rezultatet nga nisma “Open Ballkan”, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se kjo nismë ende nuk e ka përfunduar misionin e saj.
“Tregimi me Ballkanin e Hapur nuk është i përfunduar. Ballkani i Hapur dha shumë rezultate që janë të dukshme dhe të prekshme. Unë javën e ardhshme do të kem takim të përbashkët me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq ku do t’i promovojmë M-TAG-un e përbashkët për pikat pagesore për të gjithë qytetarët në korridorin 10. Ballkani i Hapur nuk e ka përfunduar misionin e tij duke pasur parasysh se angazhohet për vlerat e njëjta për të cilat angazhohet edhe procesi Berlinit si proces më i madh që përfshinë të gjithë pa përjashtim”, tha Kovaçevski.
Rama ishte në vizitë pune me kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas çka takimet do t’i vazhdojë në Kosovë, më pas do të udhëtojë për Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Mal të Zi.