Tifozët e Shkëndijës “Ballistët”, nëpërmjet një stausi në fejsbuk kanë bërë të ditur se dyer e stadiumit do të jenë të hapuar përkundër asaj që tha klubi Shkëndija në një komunikatë drejtuar Televizionit 21. Ata akuzojnë tifozerinë e Shkupit (shvercerat) se i fshihen frikës dhe turpit. Ballistët vijojnë me akuzat e tyre se shvercerat duhet të marrin gjithmonë lejë nga institucionet dhe se pa lejën e tyre nuk bëjnë dot asgjë.
Postimi i plotë në fejsbuk:
Tribunat (Veriore, Jugore dhe ajo Perëndimore) janë të hapura për të gjithë!Nuk e dijmë se kush duhet të ju lejoj që të vini të bleni biletë dhe ta përkrahni ekipin tuaj në cilën do tribunë të lartpërmendur, nëse jeni kaq euforik, kaq evropian dhe keni aq shumë traditë e mentalitet siç e potenconi atëherë ju duhen fjalëpak dhe me 08 Maj nisuni dhe mirësetëvini në Tetovë!Mirpo këtu ka diçka tjetër që ju ndalon, ndoshta ajo më kryesorja që gjeni arsye tjera për tu fshehur nga turpi dhe frika juaj e përhershme, si çdoherë ju duhet i gjithë shteti me të gjitha artileritë e saja për tu mbrojtur, ndryshe thënë ju gjithmonë do të keni arsye fëmijësh dhe arsye frikacakësh!Ultrasit e vërtetë organizohen vetë, e paguajnë vetë transportin dhe reshtohen në stadium pa lejen e askujt!Ju treguam qartë, stadiumi jonë ka kapacitet nga Çairi deri në Shutkë që të gjithëve bashkë t’ju rezervojmë vend të posaçëm!Veç hajdeni, se qenkeni trima me shumë traditë, shumë mentalitet dhe ju duhet gjithmonë leje nga të gjitha institucionet që të jeni të sigurtë e të mbrojtur si arushat e bardha polare për ta përkrahur ekipin tuaj Slloga Jugomagnat, në të kundërtën nuk keni guxim dhe zemër të na dilnpërballë!!!TETOVA ËSHTË TJETËR DIMENZION…TETOVA TË BËN TË DRIDHESH EDHE KUR TEMPERATURA ËSHTË VERORE!DY FLAKADANË
DY TROFE
NJËRA NË TIRANË … DHE TJETRA NË ÇAIRIN KU KE LE !!!
