Ballë për ballë me zjarrin, zjarrfikësit e ardhshëm e nisën trajnimin praktik

TË FUNDIT

“Do të doja të bëhem zjarrfikës profesionist sepse ndjenja që e kam dhe adrenalina për të ndihmuar dikë tjetër – është e papërshkrueshme”, tha Jovan Gjorgjievski, kandidat për zjarrfikës.

Jovani dhe 300 kandidatët e tjerë për zjarrfikës, nga nesër realisht do të përballen ballë për ballë me flakët. Nga 50 të paraqitur në Shkup, në orë erdhën 34.

-Katër, pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë, dhjetë…

Zjarrfikësit e rinj fillimisht do të jenë aty ku ka rrezik të vogël, deri sa t’i përvetësojnë aftësitë, teknikat dhe përdorimin e pajisjeve.

-Hajde, hajde… Shuaje, e sheh si u përhap zjarri, këtu ka edhe vaj… Mos shko aq afër… nga larg, pastaj afrohu ngadalë.

Edhe shembuj që nuk gjenden në librin shkollor.

-Ndodh kur ka pyll me pisha, ju shpjegova dje – që një gështenjë të fluturojë si bombë, si plumb. Digjet lart te trungu dhe fishkëllen dhe fluturon që ta përhapë zjarrin në një sipërfaqe tjetër.

Masa qeveritare për punësimin e personave për parandalimin e zjarreve, të cilët do të angazhohen në brigadat zjarrfikëse dhe në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, parasheh që ata të marrin kontrata për angazhimin.

“Mendoj se jam i përgatitur mjaftueshëm psikikisht dhe fizikisht që t’i kaloj të gjitha këto testime për t’u bërë zjarrfikës profesional, dhe mendoj se nevojiten gjenerata të reja të reja që me sukses të shuajnë dhe të përballen me zjarret në Maqedoni”, theksoi Nikola Jordanovski, kandidat për zjarrfikës.

Për punën do të marrin kompensim mujor prej 24.000 denarësh.