Balancuesi është keqpërdorur edhe në MShIA? Ligjet për administratë tërhiqen, do të ketë debat për to

TË FUNDIT

Balancuesi në të kaluarën është keqpërdorur, ndërsa kjo shihet edhe te punësimet në Ministrinë për administratë publike, ku përqindja e bashkësive etnike tejkalon 40%, që është lëndë e revizionit, tha ministri Goran Minçev, i cili konfirmoi se Balancuesi si mjet digjital do të shfuqizohet.

Ministri Minçev paralajmëroi se nga procedura parlamentare po tërhiqen Ligjet për administratë të parashtruara nga pushteti paraprak me procedurë të shkurtër. Thotë se ata do të ripërpunohen përmes debateve të gjera publike.

Minçev informoi se tashmë ka pasur takime me sindikatat sipas së cilave rritja e pagave të administratës për pesëmbëdhjetë përqind nuk është e mjaftueshme. Megjithatë ai e pranoi se gjendja me Buxhetin është katastrofike dhe se për këtë do të kërkohet zgjidhje me kompromis.