“Bajrami do të falet me çdo kusht”! Spasovski: Askush nuk është mbi shtetin

Must Read

Vendet e ambasadorëve mbetën të zbrazura! Mosfunksionimi i Kuvendit solli probleme të reja

https://youtu.be/IunyRJ2MM6g Më shumë se 12 vende ambasadorësh janë të zbrazura, ndërsa nuk ka mundësi për tu plotësuar për shkak të...

“Betoni te Çairçanja si tampon zonë ushtarake”! Ismaili: Ka mënyra tjera se si të zgjidhet ky problem

https://youtu.be/BlqR12GfO5E Barrierat e betonit të vendosura në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair, sipas autoriteteve komunale u vendosën për sigurinë e...

Të gjithë po i hapin kufijtë, Maqedonia kur? Filipçe: Do ta diskutojmë nesër me komisionin për sëmundje ngjitëse

https://youtu.be/XzmkWLIHOHQ Presioni për hapjen e kufijve nga Maqedonia e Veriut dita ditës po rritet, për faktin se shtetet e rajonit...

Përplasja mes Bashkësisë Fetare Islame dhe autoriteteve të vendit ka marrë përmasa më të mëdha. BFI ka akuzuar Ministrinë e Punëve të Brendshme se po bën presion ndaj imamëve dhe hoxhallarëve, që të njëjtit t’i ndërprejnë aktivitetet për faljen e namazit të Fitër Bajramit në xhami.

BFI:
“Kryesia e BFI-së është vërshuar me njoftime nga myftinitë dhe hoxhallarët tanë se policia po i merr në telefon imamët tanë dhe po ndikon mbi ata që të mos falin Namazin e Bajramit, kurse në raste të tjera, policët kanë hyrë edhe nëpër xhamitë tona me qëllim për të bërë presion. Lidhur me këto veprime të policisë posedojmë edhe deklarata me shkrim të imamëve dhe të punëtorëve tanë të tjerë fetarë”.

Këto pretendime të BFI-së, Ministria e Brendshme i quan të pavërteta dhe paushalle.

“MPB i hedh poshtë si të pavërteta dhe paushalle deklaratat në reagimin e BFI-së rreth presionit të policisë ndaj përfaqësuesve të këtij komuniteti fetar në lidhje me festën e Fitër Bajramit. Policia nuk ka kompetencë dhe as nuk ka bërë përpjekje të ndikojë ndaj krerëve fetarëve në objketet fetare, por punën e saj e bazon në normat ligjore dhe në Kushtetutë”, tha Naqe Çulev, ministër i Punëve Të Brendshme.

Nga BFI për TV21 kanë njoftuar se për presionin kanë edhe dëshmi materiale, se si policët kërkojnë nga imamët të ndërprejnë aktivitetet. Të njëjtat materiale i kanë dorëzuar gjatë ditës së sotme në BFI nga ku presin që rasti të hetohet sa më shpejtë.

Nga ana tjetër, i ashpër ka qenë reagimi i kryeministrit teknik Oliver Spasovki. Ai ka kujtuar BFI-në se askush nuk është më i fuqishëm se shteti, duke aluduar se është BFI ajo që po përpiqet të bëjë presion ndaj autoriteteve.

“Ta sqarojmë tezën dhe le ta dijë gjithkush në Maqedoninë e Veriut, më të fuqishëm se shteti nuk është askush as politikanë as funksionarë, as liderët fetarë as institucion as askush. Shteti është ai që i sjellë vendimet dhe është ajo që menaxhon me sistemin në këto situata”, tha Oliver Spasovski, kryeministër teknik.

Për situatën rreth BFI-së kërkuam qëndrim edhe nga presidenti Stevo Pendarovski. Në përgjigjen e TV 21 Pendarovski ka ftuar liderët fetarë që të bëjnë thirrje që besimtarët të sillen me përgjegjshmëri dhe të çdo sjellje që është në kundërshtim me masat për parandalim të virusit korona.

“Presidenti konsideron se liderët fetarë duhet të bëjnë thirrje në sjellje të përgjegjshme të qytetarëve gjatë kohës së festave fetare, dhe ta dënojnë çdo sjellje që është në kundërshtim me masat e rekomanduara nga organet shtetërore. Një nga punët kryesore që na ka mësuar pandemia është se padallim se cilës shoqëri i takojmë, të gjithë njëjtë jemi para sulmit të virusit korona dhe për këtë është e nevojshme të jemi të kujdesshëm, solidar dhe bashkërisht ta mbrojmë shëndetin e qytetarëve”, tha Stevo Pendarovski, president i shtetit.

Por të gjitha këto thirrje nuk i morën parasysh nga BFI. Nga atje për TV 21 thonë se pavarësisht vendimeve të autoriteteve, namazi i Bajramit do të falet në xhami, pasi siç thonë, “nijeti është i pastër”.

BFI ka propozuar, që në ditën e Fitër Bajramit namazi i sabahut të falet në shtëpi, kurse ai i Bajramit të mos zgjatet më shumë se 15 minuta. Gjatë faljes besimtarët të shmangin kontaktet me besimtarët e tjerë, kurse vizitat në varreza janë ndaluar rreptësisht. Gjithashtu është kërkuar që të shmangen vizitat mes familjarëve.

- Advertisement -

Latest News

“Betoni te Çairçanja si tampon zonë ushtarake”! Ismaili: Ka mënyra tjera se si të zgjidhet ky problem

https://youtu.be/BlqR12GfO5E Barrierat e betonit të vendosura në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair, sipas autoriteteve komunale u vendosën për sigurinë e këmbësorëve, por ky qytetarë siç...

Të gjithë po i hapin kufijtë, Maqedonia kur? Filipçe: Do ta diskutojmë nesër me komisionin për sëmundje ngjitëse

https://youtu.be/XzmkWLIHOHQ Presioni për hapjen e kufijve nga Maqedonia e Veriut dita ditës po rritet, për faktin se shtetet e rajonit po publikojnë datat pwr hapjen...

Me orë të tëra të ngatërruar nëpër kufij! Osmani: Transiti nëpër Hungari është vetëm për shtetasit e BE-së

https://youtu.be/OQrWlRUI3CY Me makina personale u nisën nga Italia për të ardhur në Maqedoni... Me të dëgjuar se janë hapur kufijtë në Serbi, shtetasit e Maqedonisë të...

Nga e enjtja në Kosovë 16 orë lëvizje, si dhe do të hapen xhamitë dhe kishat

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se nga e enjtja qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -