Bajden: Putini nuk tallet për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë

TË FUNDIT

Presidenti amerikan Xho Bajden, në tubimin e fushatës për donacione të Partisë Demokratike në Senatin në Nju-Jork, paralajmëroi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin “nuk tallet” për përdorimin e armëve për shkatërrim masiv në luftën në Ukrainë, publikoi Uashington Post.

Bajdeni theksoi se e njeh Putinin “shumë mirë” dhe beson se lideri rus “nuk tallet kur flet për përdorim potencial të armëve bërthamore taktike, armëve biologjike ose kimike, sepse ushtria e tij, nëse mund të thuhet ashtu, nuk u prezantua në mënyrën më të mirë”.

“Nuk jemi përballur me pikëpamjet për Armagedon nga ditët e Kenedit dhe krizës së raketave kubane. Mendoj se nuk ekziston një gjë e ngjashme për aftësinë për përdorim të lehtë të armëve bërthamore taktike që nuk do të përfundojë me Hermagedon”, theksoi Bajdeni.

Përderisa gazeta britanike Gardian publikoi se nëse Rusia përdor armë bërthamore, do ta vendosë SHBA-në dhe aleatët e saj në dilemën që të përgjigjen, ndërsa shumica e ekspertëve parashohin se nëse Uashingtoni përgjigjet me forcë ushtarake, kjo do të jetë me mjete konvencionale që të shmanget përshkallëzim i shpejtë deri në luftë të plotë bërthamore.