Bajden paralajmëron në mundësinë për apokalips bërthamor
Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi se kërcënimet ruse për përdorimin e armës bërthamore në konfliktin në Ukrainë e dërgojnë botën në rrezik për “apokalips”, për herë të parë pas Krizës raketore kubaneze.
“Nuk jemi ballafaquar me mundësi për apokalips që ga Kenedi dhe Kriza raketore kubaneze në vitin 1962”, tha Bajden në tubimin në Nju-Jork.
Ai shtoi se beson se kolegu i tij rus Vlladimir Putin “nuk bën shaka” kur i ka dërguar kërcënimet.
“Presidenti rus Vlladimir Putin ‘nuk bën shaka’ kur flet për përdorimin e armës taktike bërthamore, biologjike ose kimike”, tha Bajden.
Ai, po ashtu, e konteston doktrinën bërthamore ruse, duke paralajmëruar se përdorimi i armës taktike me fuqi më të vogël mundet shpejtë të dalë nga kontrolli dhe të sjellë deri te shkatërrimi global.
“Mendoj se nuk është e mundur të shfrytëzohet armë taktike dhe të mos ndodh Armagedoni”, tha Bajden.