Bajden nuk mendon për mbyllje të SHBA-së për shkak të Kovid-19

TË FUNDIT

Shefi i Këshillit këshillimor të presidentit të sapozgjedhur amerikan Xho Bajden, Vivek Marti, deklaroi sot se nuk ka asnjë plan për të mbyllur vendin dhe se qasja e administratës së re do të përqendrohet në fusha të caktuara.

Marti tha se mjekët kanë mësuar shumë për mënyrën se si përhapet virusi dhe cilat hapa për zvogëlimin e rrezikut janë efektive.

“Nuk jemi në gjendje ta mbyllim gjithë vendin” deklaroi Marti në një intervistë për Ej-Bi-Si, duke shtuar se tani mund të kenë “qasje të orientuar”.