Bajden në fushatën parazgjedhore do të shpenzojë 280 milionë dollarë

TË FUNDIT

Ish-nënkryetari i SHBA-së dhe kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme presidenciale Xho Bajden ka njoftuar se planifikon të shpenzojë 280 milionë dollarë për fushatën e tij elektorale.

Ai theksoi se fushata do të zhvillohet në 15 shtete federale amerikane, përfshirë Miçigan, Uiskonskin, Pensilvania, Arizona dhe Xhorxhia.

Ndërsa 60 milionë dollarë do të shpenzohen për fushatën në internet.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 3 nëntor, ndërsa kundërshtari i Bajdenit është Donald Tramp.