Ndryshimet klimatike janë rrezik i qartë dhe i drejtpërdrejtë, si dhe kërcënim ekzistencial për kombin tonë dhe për botën, deklaroi presidenti amerikan, Xho Bajden.
“Shëndeti i bashkëqytetarëve tanë është rrezikuar, si dhe siguria jonë nacionale dhe ekonomia jonë”, shtoi Bajden gjatë vizitës në shtetin verilindor Madaçusets.
Bajden tha se do t’i shfrytëzojë autorizimet e veta ekzekutive, sepse Kongresi nuk e bën atë që duhet ta bëjë”.
Kongresi sapo e hodhi poshtë agjendën e tij për reforma në mjedisin jetësor. Në kohën kur ai foli, pjesë të mëdha të Evropës u kapluan nga i nxehti i madh, ndërsa në SHBA, e cila nuk u kursye, rreth 100 milionë njerëz jetojnë në zona nën paralajmërimin për nxehtësi ekstreme apo shumë të madhe.
“Fëmijët tanë dhe nipërit tanë varen nga ne. Kjo nuk është shaka. Nëse nuk e kufizojmë ngrohjen për më pak se 1,5 gradë do të humbim gjithçka. Nuk do të mund të kthehemi prapa”, theksoi Bajden.
Këshilltarja e tij për CNN deklaroi se presidenti do të veprojë sipas tempos së tij dhe se ka numër të caktuar të autorizimeve që mund t’i përdorë, përfshirë edhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme klimatike.
Në mesin e dekreteve është ndarja e mjeteve shtesë për mbrojtje të fushave të cilat përballen me nxehtësi ekstreme dhe për masa për nxitje të prodhimit të energjisë nga era në SHBA.
