Bajden i ka mbledhur 135 milionë dollarë donacione më shumë se Trampi

TË FUNDIT

Fushata për rizgjedhjen e Presidentit të SHBA-së, Donald Tramp dhe komiteteve të përbashkëta i mblodhi 247.8 milionë dollarë në shtator, publikoi në Tuiter drejtori për komunikime, Tim Murtaj.

Përpjekjet e Xho Bajden për mbledhjen e fondeve sollën 383 milionë dollarë gjatë së njëjtës periudhë – një shifër që besohet të jetë rekord për çdo kandidat presidencial. Me këtë, Bajden “udhëheq” para Trampit edhe në donacione prej më shumë se 135 milionë dollarë.

Fushata Tramp kumtoi se i ka 251,4 milionë dollarë para të gatshme, në krahasim me 432 milionë dollarë të Bajdenit.

Ky është muaji i dytë radhazi në të cilin Bajde ne tejkalon dukshëm presidentin.