Bajden duhet ta rindërtojë demokracinë rëndë të goditur amerikane

TË FUNDIT

Në qarqet politike dhe qeveritare të Bashkimit Evropian, pas tronditjes nga “pothuaj grusht shteti” në Uashington, ka brengosje të madhe për atë nëse Xho Bajdeni pas dhjetë ditëve, qetë do ta ndërmerr timonin e pushtetit ose Donald Trampi, i cili nuk e njeh humbjen në zgjedhje, mundet edhe me diçka të godet në demokracinë e shkatërruar amerikane.

Ekonomisti i njohur botëror, Tom Piket vlerëson se “sulmi ndaj Kongresit në Uashington tregon se SHBA-së, në afat të gjatë, i kërcënohet shkatërrim thelbësor etniko-racor, ndërsa gazeta franceze “Le Mond” në editorialin shkruan se “demokracia amerikane është në rrezik dhe në një moment ishte jashtë fuqisë që e ka sjellur presidenca e trazuar, e cila e ka ndarë vendin në dy pjesë”

“Xho Bajden duhet ta rindërtojë këtë demorakraci të goditur rëndë”, shkruan Le Mond.

Hulumtuesi politik gjerman nga Universiteti në Lajpcig, Sebastian Bukov, nuk mendon ashtu dhe i cek dallimet kyçe mes Gjermanisë dhe SHBA-së.

“Në SHBA demokracia plotë katër vite ishte e tunduar nga vet presidenti, ndërsa në Berlin, ata që nuk mendojnë njëjtë, janë përkrahur nga një minoritet ekstrem i vogël në shoqëri”, tha ai.

Bukov vlerëson se “në demokracitë tjera perëndimore nuk ka asgjë që mund të degjenerohet në dhunë, në Gjermani është në rritje kënaqësia e qytetarëve nga demokracia”.

Gazeta e qarqeve afariste italiane “Il sole 24 ore” potencon se paralajmërimi i politikës së Bajdenit, me parullën “Bli amerikane”, me 400 miliardë dollarë për furnizime publike të prodhimeve amerikane dhe 300 miliardë dollarë për teknologji të reja dhe energji të pastër, nuk i heq levat shkakësore të Amerikës së varfër dhe aq të hutuar, që shumë veta e përkrahin presidentin, të cilit i kanoset “impiçment” – largim i përshpejtuar nga pushteti.

Motoja politike e Trampit “Fillimisht Amerika” ka bazë shumë më të gjerë sociale se “Bli amerikane”, potencon gazeta.

Në Bashkimin Evropian mbisundon mendimi se shoqëria amerikane në tërësi është në krizë serioze dhe parashtrohet pyetja se çka do të bëjë Trampi gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, nëse megjithatë do ta dorëzojë pushtetin në mënyrë të qetë në afat.

Diplomatët evropianë në Bruksel nuk e fshehin druarjen e tyre dhe mosbesimin se punët në SHBA mund të përkeqësohen dhe njoftojnë se ka aq çështje joserioze dhe procese për të cilat dëshmon hapi i pabesueshëm e spikeres së Dhomës përfaqësuese, Nensi Pellosi, e cila tha se me udhëheqësinë ushtarake të SHBA-së i shqyrtojnë “masat për pengimin që presidenti jostabil të fillojë armiqësi ushtarake ose të urdhërojë goditje bërthamore”.

Kushtetuta amerikane i jep të drejtë absolute presidentit që të fillojë luftë, aksion bërthamor, ndërsa vetëm disa urdhëra ilegale u japin mundësi komandantëve ushtarake të kundërshtohen.

“Le Mond” thekson se “tërë bota, e tmerruar nga brishtësia e Amerikës, me druarje i pret përgjigjet”.