Bajden do të nënshkruajë disa urdhra ekzekutivë lidhur me luftën kundër Kovid-19

TË FUNDIT

Presidenti amerikan, Xho Bajdën sot do të nënshkruajë dhjetë urdhra ekzekutivë për luftë kundër koronavirusit, përfshirë edhe urdhrin që fondi për fatkeqësi të shfrytëzohet për hapje të shkollave, përderisa njëkohësisht kërkohet nga njerëzit të mbajnë maska në aeroplanë dhe autobusë”, deklaruan persona zyrtarë, transmetojnë mediumet amerikane.

“Hyjmë në diçka që mund të jetë periudha më e rëndë dhe më vdekjeprurëse e virusit dhe duhet ta lëmë politikën anash, përfundimisht duke u përballur me pandeminë si komb i unifikuar”, tha Bajdën gjatë inaugurimit.

Një nga urdhrat do të jetë mbajtja  maskave në aeroporte dhe transportin publik, përfshirë edhe trena, aeroplanë dhe autobusë ndërkombëtarë, shtojnë personat zyrtarë.

Bajdën planifikon të nënshkruajë urdhra për formim të reparteve për testim për Kovid-19 në mënyrë që të rritet numri i testeve. Gjithashtu, janë planifikuar edhe urdhra lidhur me vaksinimin dhe rritjen e prodhimit të vaksinave.