Bajden: Besoj se jemi fitues në zgjedhje, të jemi të durueshëm

TË FUNDIT

Kandidati demokrat për president të SHBA-së, Xho Bajden, tha se është i bindur se do të fitojë në zgjedhje, por se për rezultatet mund të presin një kohë. Ai iu bëri thirrje njerëzve që të jenë “të durueshëm” dhe “ta ruajnë besimin”.

“Besojmë se jemi në rrugë të mirë që të fitojmë në këto zgjedhje”, tha Bajden në fjalimin në shtetin e tij amë Delaver, pak pas mesnate (në orën 5 sipas Griniç).

“Ndjehemi mirë për atë se ku jemi”, shtoi ai./MIA