Ky është fshati Dixville Notch, me vetëm pesë votues. Vendvotimet u hapën diçka pas mesnatës, ndërsa disa minuta më vonë u mbyllën pasi që të gjithë të regjistruarit në listën zgjedhore e shfrytëzuan të drejtën e tyre për votë.
Fshati Dixville Notch gjendet në shtetin e New Hampshire që gjendet në kufi me SHBA dhe Kanada-së. Banorët janë krenarë që janë njerëzit e parë që kanë votuar në ditën e zgjedhjeve.
“Votuesit e Dixville u mblodhën në mesnatë për të dorëzuar fletëvotimet e tyre. Kjo është nderë. Dhe, siç përmenda, ky është privilegj në të cilin mori pjesë ky komunitet, tashmë gjashtë dekada. Këtë vit kemi pesë votues, pesë votues të evidentuar”, tha Skot Tranchmontez – zëdhënsë.
Për shkak të pandemisë me virusin korona, më shumë se 95 milion amerikan votuan paraprakisht në zgjedhje, prej të cilëve 60 milion votuan nëpërmjet postës. Shtetet federale caktuan afate të ndryshme për dërgimin e fletëvotimeve finale, në rast të garës së pasigurte, ekziston mundësia që fituesi të mos dihet natën e zgjedhjeve.
Rezultatet finale më së herëti priten të publikohen të enjten apo të premten.
Shtet vendimtarë, si çdoherë në çdo garë të pavarur, mund të jetë Florida. Nëse Bajden fiton në Floridë, fitorja e tij do të jetë pothuajse e sigurte, ndërsa Trampit i duhet ai shtet që të mbetet në garë.
“Dhe, nëse nuk tingëllojë si politikan tipik nga Uashingtoni, kjo është për shkak se . . . faleminderit, nuk jam politikan. Unë nuk luaj çdoherë sipas rregullave të Uashingtonit dhe establishmentit të tij, për shkak se unë jam zgjedhur që të luftoj për juve dhe luftojë për juve më fuqishëm sesa dikush deri më tani ka luftuar për ju”, tha Donald Tramp – kandidat i republikanëve.
“Miliona amerikanë tashmë kanë votuar, pothuajse 100 milion dhe miliona do të votojnë nesër. Porosia ime është e thjeshtë, fuqia për ta ndryshuar këtë shtet është në duart tuaja . . . në duart tuaja”, theksoi Joe Biden – kandidat i demokratëve.
Sipas anketave të mendimit publik gjasat se Bajden do ta mposht Trampin lëvizin mes 80 dhe 95%. Bookmakers, të cilët gjithashtu i themelojnë parashikimet e tyre në pagesat e atyre që bëjnë baste, përparësi i japin Bajden-it me rreth 65%.
