Bacën Adem përherë do ta kujtojmë – Lavdi jetës dhe veprës së tij

Must Read

470 milionë euro për pakon e katërt ekonomike, kryeministri Zaev e prezantoi pakon e re me 31 masa të veçanta

https://youtu.be/kdQaabZ9t-o Masa e parë është që të vazhdohet me pagesën e subvencionimit...

Rajoni pa teste PCR, kur? Filipçe: Ballkani Perëndimor bashkë me Bullgarinë dhe Greqinë, t’i hapin kufijtë

https://youtu.be/Ql7l3wD1pms Ende po pritet përgjigjja prej disa vendeve fqinje lidhur me idenë...

Subvencionim rrogash ka, sepse ka diskriminim?! Zaev premton se plani i ri do të jetë i barabartë për të gjithë!

https://youtu.be/el41cQQ9pYk Plani i Qeverisë që të inkurajojë dhe do të bashkëpunojë me...
- Advertisement -

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së aktorit Adem Mikullovci. Thaçi ka përkujtuar kontributin e Mikullovcit në kulturë e politikë . “Sot qenka ndarë nga jeta aktori i njohur Adem Mikullovci. Edhe si aktor, edhe si delegat që votoi Deklaratën Kushtetuese më 2 korrik dhe Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, por edhe si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ai gjithnjë ishte në shërbim të interesit publik dhe vendit tonë. Kontributi i tij në art, kulturë dhe politikë do të kujtohet përgjithmonë. Ngushëllime familjes Mikullovci dhe të gjithë artdashësve, miqve dhe të afërmve të tij!”, ka shkruar Thaçi në Facebook. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti , në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka shprehur ngushëllime familjes Mikollovci dhe të gjithë komunitetit të artistëve. “Ai ishte përherë pjesë e gëzimeve dhe festave në familjet tona. Me veprat e tij artistike dhe dashurinë që kishte ndaj të bukurës, ai ka lënë një trashëgimi të shkëlqyer në artin dhe kulturën tonë.Ai do të mbetet përherë frymëzim edhe për brezat e rinj, për artin por edhe për atdhedashuri. Përveç që ishte një artist i shkëlqyer, ai ishte edhe një atdhetarë i pashoq. Bacën Adem përherë do ta kujtojmë edhe si njërin prej delegatëve të Kuvendit të Kosovës nga vitet 1990 – 92, kur u shpall deklarata Kushtetuese dhe ajo e Pavarësisë së Kosovës.”  ka shkruar ai. Familjen Mikullovci e ka ngushëlluar, ministrja e Kulturës dhe Rinisë, Vlora Dumoshi. “Me pikëllim dhe me mërzi të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurit tuaj, krenarisë tonë artistike, aktorit, skenaristit e regjisorit tonë të madh, bacës Adem”, ka thënë Dumoshi. Ne telegram ngushëllimi Dumoshi ka thënë se Adem Mikullovci ka qenë dhe do të mbetet shembull dhe pikë orientuese në historinë e artit të aktrimit shqiptar por edhe më larg. Aktori i njohur, Adem Mikullovci u nda nga jeta në moshën 83 vjeç në orët e para të 15 shtatorit./21Media

- Advertisement -

470 milionë euro për pakon e katërt ekonomike, kryeministri Zaev e prezantoi pakon e re me 31 masa të veçanta

https://youtu.be/kdQaabZ9t-o Masa e parë është që të vazhdohet me pagesën e subvencionimit të rrogave në ekonomi me...

Rajoni pa teste PCR, kur? Filipçe: Ballkani Perëndimor bashkë me Bullgarinë dhe Greqinë, t’i hapin kufijtë

https://youtu.be/Ql7l3wD1pms Ende po pritet përgjigjja prej disa vendeve fqinje lidhur me idenë për hapjen e kufijve në...

Subvencionim rrogash ka, sepse ka diskriminim?! Zaev premton se plani i ri do të jetë i barabartë për të gjithë!

https://youtu.be/el41cQQ9pYk Plani i Qeverisë që të inkurajojë dhe do të bashkëpunojë me sektorin e biznesit, që privati...

Çfarë po bën Kryetari i Butelit? Shumë premtoi, e çdo punë ka ngecur!

https://youtu.be/z5KU2FQ84AE “Pyes! Pse nuk është ndërtuar objekti i ri shëndetësor dhe pse Buteli nuk ka poliklinikë? Qëllim...

Pa rrymë elektrike nesër do të jenë disa pjesë të komunave Studeniçan dhe Gjorçe Petrov

Pa rrymë elektrike nesër do të jenë disa pjesë të komunave Studeniçan dhe Gjorçe Petrov. Siç informoi QRMK pas...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -