Një baba ukrainas nuk ka reshtur duke u lutur për 3 vite rresht, që djali i tij të lirohet nga rusët dhe të kthehet në shtëpi.
Dje, Steve Witkoff njoftoi se Ukraina dhe Rusia kishin rënë dakord të vazhdonin me një shkëmbim prej 314 të burgosurish , i pari në pesë muaj, gjatë negociatave të tyre trepalëshe në Abu Dhabi, të cilat i dërguari special i SHBA-së i përshkroi, duke shprehur kënaqësinë e tij, si ” produktive “.
Kthimi i të burgosurve ukrainas ( 150 ushtarë dhe 7 civilë ) u bë gjatë ditës së sotme, ndërsa kur një baba u informua se “djali i tij, Ivani, po kthehet në shtëpi”, ai shpërtheu në lot dhe filloi të bërtiste: “Rroftë! Vana po kthehet, faleminderit Zot, ai është mirënjohës ndaj teje. Faleminderit të gjithëve që u lutën për djalin tim”.
This video brought tears to my eyes.
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) February 5, 2026
A dad has been waiting and praying for his son Ivan to return from Russian captivity for over three years.
Today, he received the message he prayed for: "The Defender has been released from captivity."
(families of Ukrainians in Russian… https://t.co/JytPmRudBJ pic.twitter.com/4xzrsvnXZe
