Babai i pacientit i cili e pranoi zemrën e donuar të vajzës së vdekur, Cvetko Strezovski ka shprehur ngushëllime për familjen e donatores, ndërkaq ka njoftuar, se donator është kërkuar që nga muaji janar.
“Ndjehem mirë dhe i lumtur. Së pari dua të shpreh ngushëllime për familjen, që ja biri im arriti të fitojë zemër dhe birit tim ia vazhdoi jetën”, tha Cvetko Strezovski, transmeton TV21.
Njofton se birit të tij, zemra i ka punuar 14% dhe se pas transplantimit, ai ndjehet mirë.
“Djali ishte i sëmurë që nga janari, pasi kishte zemrën e dobët. Diku 14% i ka punuar zemra. Kërkonim donor dh ja u gjet, falë Zotit. Tash është mirë, e pash birin, ndjehet mirë”, shtoi ai.
Bashkë me të, është paraqitur edhe ekipi i mjekëve të cilët kanë kryer transplantimin e zemrës dhe të veshkave të 21-vjeçares së vdekur, familja e së cilës ra në pajtim që t’i donojë organet.
