Azizi: Meritokracia nuk cenon përfaqësimin etnik! Kur kandidatët janë të barabartë, shqiptari do të ketë përparësi përballë maqedonasit

TË FUNDIT

A do të ketë përparësi meritokracia apo përkatësia etnike kur të bëhen punësime sipas Ligjit të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat që ende gjendet në procedurë kuvendore?

Për këtë në Click Plus foli deputeti i VLEN-it Adnan Azizi, i cili, duke cituar Komisioni e Venecias, tha se është kërkuar që të mos cenohet parimi i meritorkacisë, kompetencës, integritetit dhe profesionalizmit.

“Në qoftë se e lexojmë kështu në mënyrë sipërfaqësore ligjin, thua se akcenti vihet te meritokracia dhe jo te përfaqësimi etnik dhe kapeni tek disa segmente të ligjit që e potencojnë punën e meritokracisë; por në fakt përfaqësimi etnik duhet të rregullohet apo përcaktohet me metodologjinë e cila do të duhet të sillet 6 muaj pas miratimit të ligjit. Aty do të duhet të bëhet planifikimi i punësimit, shpërndarje e punësimit dhe operacionalizmi i ligjit në mënyrë efikase, se ku mungon përfaqësimi i shqiptarëve, në cilat institucione dhe si arrihet në kohë optimale për t’i realizuar avancimet dhe punësimet për shqiptarët në bazë të regjistrimit të popullsisë”, tha Adnan Azizi.

Duke e shpjeguar me shembull praktik, në rast se për një vend pune konkurrojnë një maqedonas dhe një shqiptar, të dy me merita të njëjta, sipas Azizit, për shkak të diskriminimit pozitiv, do të duhet t’i jepet përparësi kandidatit shqiptar.

Por si do t’u iket keqpërdorimeve me deklarime e rrejshme etnike, që kanë ndodhur më herët?

-Në rast se letërnjoftimin, pasaportën, lejen e vozitjes, nënshtetësinë, certifikatën e lindjes i ke në gjuhën shqipe, ajo do të merret si valide.
-Kush do t’i verifikojë këto?
-Institucionet e kanë për obligim të bëjnë kryqëzimin dhe verifikimin e personit i cili aplikon në emër të një etniteti. E në rast se… ja mekanizmi kur thonë se s’ka masa ndëshkuese e sanksione… në rast se vërtetohet se personi ka bërë abuzim, siç kishte raste me balancuesin, personi i merret e drejta të aplikojë në atë konkurs dhe nuk ka të[ drejtë brenda 3 muajsh të aplikojë në asnjë konkurs.

Azizi shpjegoi po ashtu se do të ketë një trup koordinues për ta mbikëqyrur mbarëvajtjen e procesit deh përfaqësimit të drejtë, i cili do të përbëhet nga zëvendëskryeministri i parë, nga grup ekspertësh dhe ministrat që janë më direkt të përfshirë në punësimet në administratën publike. Avokati i popullit do të ketë për obligim të bëjë raporte të rregullta. Në rast se konstatohet shkelje, institucioni që s’ka respektuar përfaqësimin, do të thirret në përgjegjësi, ndërsa si masë mund të jetë edhe shkarkimi i vartësit të institucionit.