Aziri: Përgëzoj deputetët shqiptarë që treguan unitet për Ligjin për shtetësi

TË FUNDIT

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri ka pasur paraqitje para mediave për hyrjen në procedurë kuvendore të Ligjit për shtetësi.

Ligji, ka kaluar filtrin e parë që është votimi i nevojës për miratim dhe tani do të jetë në procedurë të Komisionit amë – Komisionin për çështje evropiane pasi i i njëjti është me flamur evropian.

Aziri, u shpreh i bindur se hyrja në fuqi e këtij Ligji, është çështje ditësh, ndërkaq ka përgëzuar deputetët shqiptarë që treguan unitet për të votuar “për”.

“Besojmë se për disa ditë ditë do t’i kalojë edhe procedurat në Komisionin për çështje evropiane, pastaj do të votohet edhe leximi i dytë i Ligjit përmes të cilit, kategoria e cila ka qenë e përjashtuar nga realizimi i të drejtave, do të mund t’i realizojë të gjitha të drejtat sociale, ekonomike në këtë vend. Me këtë rast do të dua t’i përgëzoj deputetët shqiptarë të cilët treguan unitet sa i takon këtij problemi, kësaj çështje”, tha Aziri, transmeton TV21.

Ligji do të zgjidh një problem prej tre dekadash dhe parasheh lehtësim të procedurës për marrjen e shtetësisë për qytetarët të cilët kanë jetuar në Maqedoninë e Veriut që nga pavarësia, por që nuk kanë shtetësi.

Ligji paraprakisht ka qenë në procedurë kuvendore, por u bllokua me amendamente nga opozita maqedonase. Më pas, opozita shqiptare ASH-AAA arriti marrëveshje me pushtetin që i njëjti të tërhiqet prapa dhe të dorëzohet sërish në Kuvend, por me flamur evropian me qëllim që t’i iket bllokadës./TV21

TË NGJAJSHME