Azeski nuk është i ftuar në mbledhjen e së dielës, Qeveria dhe bankat duhet të gjejnë zgjidhje në interes të biznesit

TË FUNDIT

Kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, pret që të gjendet zgjidhje në interes të biznesit për shkallën e interesit dhe povizionet për kredinë hungareze të dedikuar për kompanitë, në takimin e Qeverisë me bankat që do të mbahet të dielën në Ministrinë e financave. Edhe pse nuk është i ftuar në takim, siç thotë ai, është optimist se do të gjendet zgjidhje dhe apelon që ajo të jetë së paku me çështjen e kapitalizimit të Bankës maqedonase për mbështetjen e zhvillimit sepse një institucion i tillë është i nevojshëm për biznes. Nëse e ftojnë në takim, ai është gati të shkojë.


“Ne biznesmenët nuk mund të pajtohemi, pra të bashkëveprojmë në një situatë kur ke para në llogarinë tënde dhe nuk di çfarë të bësh me to. Pra, një ditë nëse qëndrojnë në llogari për neve është humbje kohe. Mendoj se është koha që të zgjidhet kjo çështje dhe se kanë kapacitet edhe Qeveria edhe bankat për ta zgjidhur atë çështje dhe shpresojmë se do të jetë në interes të kompanive, sepse këto mjete janë të destinuara për kompanitë”, tha Branko Azeski – kryetar i Odës Ekonomike.