Azeski: Ngjarjet politike nuk ndikojnë  mbi biznesin me Bullgarinë

TË FUNDIT

Zhvillimet  politike me Bullgarinë  nuk  ndikuan  mbi punën e  odës  sepse në këto 30 vjet  mësuam  se duhet të merremi  me kompetencat tona për të cilat  nga marrëdhëniet politike  të rëndësishme janë vetëm  qeverisja e së drejtës dhe funksionimi i shtetit juridik, porositi sot kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski.

“Ne nuk kemi kurrfarë problemi në bashkëpunimin me biznesmenët bullgar dhe duam  në mënyrë infrastrukturore  t’i nxisim  qeveritë  e të dy shteteve të punojnë në lidhshmërinë e vendeve sikur me gjithë të tjerat.  Në atë plan do t’i intensifikojmë aktivitetet  edhe permes  odave dhe në atë mënyrë  do të kontribuojmë  të rritet  këmbimi tregtar”, tha Azeski në përgjigje të pyetjes nëse  ndjehet  ndikimi  i zhvillimeve të fundit me Bullgarinë mbi biznesin dhe  këmbimin tregtar, pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim me ASHAM.

Potencoi se  janë  për  në NATO dhe BE por që kërkojnë edhe treg të ri që të sigurojnë  shpërndarje të rrezikut.

“Këto janë procese afatgjate në të cilat punojmë. Sa i përket  fqinjve  në të cilat e  përfshij edhe Bullgarinë mund të them se Marrëveshja e CEFTA-s nuk i dha  rezultatet e pritura  dhe praktikisht këmbimi  me vendet  e  fqinjësisë  nuk është rritur.  Për atë bëjmë plan aksionar për vitin e ardhshëm  me Odën bullgare të intensifikojmë  disa aktivitete  njejtë sikur edhe me  Odën kosovare, shqiptare, serbe dhe greke që të rritet këmbimi  i cili tashmë dhjetë vjet lëviz gjithsej  rreth 300 milion  euro me të gjithë fqinjët”, saktëson Azeski.