Presidenti azerbajxhanas Ilham Aliev sot ka nënshkruar dekret, me të cilin përcaktohet Dita e fitores, e cila do të festohet çdo vit më 10 nëntor, dita kur përfunduan veprimet luftarake në Nagorno Karabah.
“Çdo vit, festoni 10 nëntorin si Ditën e fitores në Republikën e Azerbajxhanit”, thuhet në dokumentin e publikuar në ueb faqen e shefit të shtetit.
Më 9 nëntor presidenti rus Vlladimir Putin, presidenti azerbajxhanas Ilham Aliev dhe kryeminsitri armen, Nikol Pashinjan kanë nënshkruar marrëveshje të përbashkët për armëpushim të tërësishëm të veprimeve luftarake në Nagorno Karabah, që filluan më 27 shtator.
Sipas marrëveshjes, Azerbajxhani dhe Armenia do t’i ndërmarrin pozitat e tyre të okupuara, ndërsa në rajon do të stacionohen 1.960 paqesorë rusë.
