Azerbajxhan: Pala armene kreu granatim artilerik në rajonin Agdam

TË FUNDIT

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit sot kumtoi se pala armenase ka kryer granatim artilerik tek bashkësitë e populluara në rajonin Agdam, i cili kufizohet ne rajonin kontestues Nagorno-Karabah.

“Në këtë moment, pala armenase është duke zbatuar zjarr artilerik të koncentruar mbi fshatin Agdam. Në mesin e civilëve ka edhe viktima”, thuhet në kumtesën e Ministrisë dhe shtohet se do të ndërmerren masa përkatëse.

Përleshjet në rajonin Nagorno-Karabaj zgjasin për gjashtë ditës midis armatave armenase dhe azerbajxhaneze, ndërsa janë konfirmuar edhe viktima të civilëve prej të dyja palëve.