Avokatët do të kryejnë themelimin dhe fshirjen e kompanive

TË FUNDIT

Regjistrimi elektronik dhe fshirja e subjekteve tregtare, sipas ndryshimeve më të reja të ligjit, do të bëhet nga ana e avokatëve, të cilët kanë kaluar trajnimin dhe kanë marrë licencën për agjent të regjistrimit. Përpunimi elektronik i të dhënave do të jetë falas, ndërsa avokatët do t’i faturojnë shërbimet sipas tarifës së avokatëve.

Ilija Ilioski, avokat nga Shkupi, në mënyrë optimiste e sheh zbatimin e reformave në praktikë. Ai thotë se në këtë mënyrë avokatët do të kenë më shumë punë. “Sipas meje, sinqerisht, kjo risi i lëviz punët dhe i vendos aty ku e kanë vendin, gjegjësisht kthehen në pozitën në të cilën duhet të jenë. Në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe Ligjin, më të thirrurit për t’i mbrojtur dhe avancuar të drejtat e qytetarëve janë avokatët dhe shoqatat e tyre“, thotë avokati Ilija Ilioski.

Rreth 500 agjentë të regjistrimit do të kenë të drejtë të regjistrojnë kompani, informojnë nga Oda e Avokatëve. Në këtë mënyrë, në Maqedoni, në çdo do moment do të ketë shërbim juridik me cilësi të lartë për regjistrim të kompanive, si dhe për të gjitha ndryshimet që u nevojiten biznesmenëve, veçanërisht investitorëve në Maqedoni, theksojnë nga Oda. “Ky ndryshim ligjor, si edhe trajnimet të cilat po vijojnë dhe duke përfshirë si rezultat të saj, kuptohen vetëm nga aspekti i zbatimit elektronik të shërbimeve ligjore, sepse avokatët janë të kualifikuar, e me vetë licencimin ata tashmë janë të trajnuar ta kryejnë punën e tyre “, deklaroi Nikolla Dodevski, kryetar i Odës së Avokatëve.

Nga Regjistri Qendror informuan se sistemi tani më është gati për t’u lëshuar në përdorim. Trajnimet do të zgjasin deri më 1 nëntor. “Po i fillojmë trajnimet e avokatëve në Shkup. Deri tani, kemi kryer trajnime në 12 qytete të Maqedonisë ku pjesëmarrës ishin mbi 300 avokatë, ndërsa në Shkup tani më kemi paraqitur rreth 450 avokatë. Paralelisht me këtë parashtrohen edhe kërkesat për marrje të autorizimit për agjent të regjistrimit”, informoi Andrea Popovski, drejtor i Regjistrit Qendror

Aplikimi për të regjistruar tregtar individual apo kompani do të bëhet vetëm në mënyrë elektronike përmes sistemit për e-regjistrim dhe, si gjer tani, do të jetë falas.

Gabriella Dimkoviq – Mishevska