Avionët rusë nuk fluturuan në paradën në Moskë, mësohet arsyeja

TË FUNDIT

Pjesa ajrore e paradës së Ditës së Fitores në Moskë është anuluar për shkak të motit, kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.

Ceremonia do të shfaqte 77 avionë që fluturonin mbi Sheshin e Kuq të Moskës, për të përkujtuar 77-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore./21Media