Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se deri më tani nuk ka marrë asnjë njoftim përmes Sistemit të Shpejtë të Alarmimit të Bashkimit Evropian për produkte të pasigurta (RASSF), se në tregun e Maqedonisë është shpërndarë produkt i pasigurt ushqim për bebe i kompanisë HiPP, në paketim 190 gramësh me shije karrote dhe patate, përcjell TV21.
Në lidhje me: Ushqim për foshnje tërhiqet nga tregu në Austri, konstatohet prania e helmit për minj në një kavanoz
Nga AUV theksojnë se po e monitorojnë situatën dhe, nëse paraqitet nevoja, do të reagojnë në kohë.
Ky produkt është aktualisht objekt tërheqjeje dhe hetimi në Austri dhe disa vende të tjera evropiane.
Gjithashtu, operatori i ushqimit – distributori i autorizuar i HiPP për Maqedoninë – ka njoftuar me shkrim Agjencinë se ky produkt nuk është importuar fare në vend dhe nuk është plasuar në tregun vendas.
