“Autostrada Kërçovë-Ohër mbaron në fund të 2023”/ Boçvarski: Për 5 vjet nga Shkupi deri në Qafë Thanë do të kemi autostradë

TË FUNDIT

Punimet për autostradën Kërçovë-Ohër assesi të përfundojnë, ndërsa ato kanë nisur pothuajse para një dekade. Shpronësimet dhe devijimet e trasesë kanë qenë vetëm disa nga arsyet e zvarritjes së këtij projekti tha në Click Plus ministri i Transportit Bllagoja Boçvarski.

Sipas tij autostrada duhet të përfundon në fund të vitit 2023.

-Dhe kur mbaron?

-E gjithë autostrada ?

-Kërçovë-Ohër?

-Në fund të viti 2023, po japim maksimumin.

-Ka një afat që është përcaktuar?

-Po, ligji e thotë.

-Dhe kinezët janë të obliguar ta mbarojnë?

-Janë të obliguar të mbarojnë deri në atë periudhë.

-A paguajnë dënime? Me çka i detyroni në qoftë se nuk e respektojnë afatin?

-Dmth afati është përcaktuar me ligj. Ashtu është marrëveshja që sipas planit dinamik do të mund ta përfundojnë deri atëherë.

Boçvarski gjithashtu tha se në qoftëse punimet nisin me kohë dhe kompania Bechtel nisë me punë, në 5 vitet e ardhshme do ta kemi gati korridorin 8 dhe do të kemi autostradë nga Shkupi deri në Qafë Thanë.

Shkup-Ohër, kur do të shkojmë përmes autostradës?

-Po flisni për Kërçovë-Ohër?

-Shkup-Ohër po them.

-Dmth Kërçovë-Ohër afati është 31.12.2023.

-Po cili është plani deri në Kërçovë, me Bechtel ?

-Dinamika është që në 5 vitet e ardhshme, nga 2023 nëse kompania hynë për të punuar në terren, besoj që në 5 vitet e ardhshme korridori 8 në tërësi nga Shkupi deri në Qafë Thanë në kufirin me Shqipërinë do të kemi pjesë të reja moderne të cilat do të kalojnë ndoshta në terrenin më të vështir të Ballkanit, je jemi tokë malore.

Por a do të mbajë dikush përgjegjësi për zvarritjet e punimeve për autostradën Kërvcovë-Ohër për gabimet që janë bërë? Boçvarski tha se me ato raste duhet të merren institucionet përkatëse.  

Sipas marrëveshjes shuma e përgjithshme e autostradës Kërçovë-Ohër është 598 milion euro.