Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, njoftoi se qyteti Kherson i cili është rrethuar nga ushtria ruse, po përballet me katastrofë humanitare.
Nëpërmjet medias sociale, Nikolenko ka bërë deklarata lidhur me situatën në qytetin Kherson, Duke tërhequr vëmendjen se forcat e ushtrisë ruse kanë rrethuar qytetin.
“300 mijë banorët e qytetit Kherson përballen me katastrofë humanitare për shkak të bllokadës së ushtrisë ruse. Rezervat ushqimore dhe ilaçeve në Kherson janë pothuajse në mbarim. Por Rusia refuzon të hapë korridoret e ndihmës humanitare për evakuimin e civilëve”, ka theksuar Nikolenko.
Zëdhënësi Nikolenko, i ka cilësuar “barbare” veprimet e Rusisë dhe ka theksuar se kjo duhet të ndalet.
