Autoritetet shëndetësore nuk kanë informacion se 65-vjeçarët nuk mund të vaksionohen me Astra Zenekën

TË FUNDIT

Kryetarja e Komitetit për imunizim, Aleksandra Grozdanova në konferencë për media ka bërë të ditur se ende nuk kanë informacion se 65-vjeçarët nuk mund të vaksinohen me vaksinën Astra Zenekën.

“Ende nuk kemi marrë informatë nga Agjencia evropiane se 65-vjeçarët nuk mund të vaksinohen me vaksinën Astra Zeneka. Por, përvoja e shteteve tjera, si Franca, Spanja dolën me disa rekomandime. Ne do t’i ndjekim edhe ata dhe me shumë gjasë, kjo vaksinë do t’u jepet personave të moshës nën 65-vjeçare”, tha Grozdanova,

Ajo ka sqaruar se kjo nuk do të thotë se vaksina është e pasigurt, por se jep më pak efekt në mbrojtjen e kësaj kategorie të qytetarëve./TV21