Autoritetet në Kharkiv: Për një ditë u vranë 34 civilë dhe u plagosën 285 të tjerë

TË FUNDIT

Sulmet ruse në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës vranë 34 civilë dhe plagosën 285 të tjerë gjatë ditës së enjte, sipas shërbimeve të emergjencës.

“Armiku vazhdoi të godasë lagjet e banuara dhe vendbanimet e tëra me bombat e tij vdekjeprurëse, predha dhe granata me raketa”, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës (SES), përcjell TV21.

Zjarre u shkaktuan edhe në shtëpi dhe ndërtesa administrative.

“Në mesnatë pati një sulm masiv ajror në qytetin paqësor të Izyum”, i cili zgjati dy orë dhe dëmtoi një ndërtesë banimi 5-katëshe, njoftuan autoritetet.

“Përveç kësaj, një sulm masiv ajror preku zonën e banimit Saltivka. Në ndërtesat e larta të banimit, strukturat u dëmtuan,”, u tha më tej.