Autoritetet bjelloruse po shpërndajnë pajisje të rëndë ushtarake dhe njësi speciale për protesta në Minsk

TË FUNDIT

Një numër i madh i autobusëve me bereta të njësive speciale ushtarake të Bjellorusisë, si dhe kamionë ushtarakë të cilët transportojnë ushtarë po grumbullohen në qendër të Minskut, për shkak të protestave të sotme antiqeveritare të organizuara nga opozita bjelloruse.

Pajisjet dhe njerëzit ishin ridrejtuar nga njësia speciale në Uruçie, lagje në pjesën verilindore të Minskut, informon Bgnes. Herët në mëngjes ata kaluan përgjatë Sheshit të pavarësisë së qytetit, për ku janë caktuar protestat e sotme antiqeveritare.

Në Bjellorusi më 9 gusht u mbajtën zgjedhjet presidenciale. Sipas KQZ, presidenti aktual Aleksandër Llukashenko fitoi 80,10 për qind të votave. Vendin e dytë e fitoi konkurrenti kryesor i Llukashenkos – Svetllana Tihanovskaja me 10, 12 për qind të votave. Pas zgjedhjeve në vend filluan protesta masive të njerëzve të cilët nuk pajtohen me rezultatet e votimit. Në fillim të protestave, të cilat zgjasin tashmë 22 ditë, kishte përplasje me policinë.