Autoritetet australiane kanë vendosur që tenisti Novak Djokoviç të kthehet mbrapsht në Serbi. Viza për Djokoviç është refuzuar pas gjashtë orëve të ndalesës së tenistit serb në Aeroportin e Melburnit. Tenisti serb duhej të merrte pjesë në “Australia Open”. Refuzimi i vizës vjen pasi Djokoviç nuk i është përmbajtur rregullave shëndetësore, respektivisht nuk është vaksinuar, ndërkaq ekipi i tij nuk ka arritur të dëshmojë se ka leje mjekësore me të cilën është i detyruar të mos e pranojë vaksinën.
