Autobusi nga Kosova aksidentohet në Austri, së paku 20 të lënduar

TË FUNDIT

Tre persona janë lënduar rëndë një aksident me autobus i cili ka ndodhur në orën 3:00 të mëngjesit të së enjtes në autostradën perëndimore pranë Eugendorf të Austrisë.

Mediat austriake raportojnë së autobusi vinte nga Kosova.

“Në automjet ishin 28 persona,” tha komandanti i shpëtimit të qarkut Hermann Gerstgraser.

Sipas tij, tre persona kanë mbetur të lënduar rëndë dhe 16 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta. Të gjithë u dërguan në spitalin e aksidenteve dhe spitalin shtetëror në Salzburg me ambulanca. “Nëntë persona që shpëtuan pa lëndime aktualisht po kujdesen nga ekipi i ndërhyrjes në krizë në selinë tonë në qytet,” tha Gerstgraser.

Sipas Wolfgruber,autobusi po udhëtonte nga Kosova për në Hanover.

“Këta janë turistë që padyshim vijnë nga Kosova.”, tregoi ai.

Një kontigjent i madh ndihmësish janë dërguar në vendin e aksidentit. Brigadat e zjarrit Hallwang dhe Eugendorf erdhën me rreth 60 vullnetarë në tetë automjete dhe Kryqi i Kuq mbërriti me rreth 50 ndihmës./21Media