Autobusi me refugjatë ukrainas pëson aksident në Poloni

TË FUNDIT

Një autobus që transportonte refugjatë nga Ukraina është përmbysur në Poloni mëngjesin e sotëm, tha policia e Lublinit.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën e fshatit Kolonia Siedliszczki në rrethin e Swidnicës.

Gjashtë persona u transportuan në spital, pesë fëmijë dhe një i rritur. Ata nuk janë në rrezik për jetën.

Autobusi me refugjatë ukrainas po udhëtonte për në Varshavë. Në autobus ishin 73 persona, përfshirë dy shoferë.