Autobusët e linjave 19, 20, 22, 52 dhe 54 të transportit publik-privat ka gjasa që nesër të mos punojnë për shkak të borxhit 30 milionë denarësh që ia ka Ndërmarrja për Qarkullim Publik dhe Qyteti i Shkupit, thotë Millorad Dimitrievski, pronari i kompanisë “Mak-ekspres”. Ankohet se borxhi çdo ditë vazhdon të rritet, ndërsa paratë kompanisë i duhen urgjentisht për të blerë derivate, pjesë për mirëmbajtjen e autobusëve dhe për pagat e shoferëve.“Mak-ekspres” ka të regjistruara 53 kompani dhe 77 automjete.
“Duam t’i informojmë qytetarët të cilët shfrytëzojnë shërbimet tona se ne nuk do të jemi në mundësi që vetë nga xhepi ynë të financojmë transportin publik në Shkup. Për këto arsye kërkojmë takim urgjent me udhëheqësin e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik dhe autoritetet e Qytetit që të gjendet një mënyrë adekuate që të tejkalohet problemi. Kërkojmë pagesë të borxhit të muajve gusht, shtator, tetor dhe të fillojnë me pagesat e rregullta të faturave javore për transportin e realizuar në të kundërtën nuk do të jemi në mundësi për kryer transport”- deklaroi Millorad Dimitrievski, Makekspres
