Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, shoferi i një autoambulance ka frenuar papritmas duke dashur të shmang aksidentin me një veturë tjetër, përcjell TV21. Si pasojë, një mjeke u lëndua rëndë, një punonjëse tjetër u lëndua lehtë, ndërsa pacienti 89-vjeçar që po transportohej me autoambulancë, ka humbur jetën.
“Më 19.11.2025 rreth orës 12:01, në SPB-Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “11 Tetori” me bulevardin “Koço Racin” në Shkup, një autoambulancë “Renault Trafic” me targa të Shkupit, pronë e një institucioni privat shëndetësor, i drejtuar nga Z.A. (55) nga Shkupi, ka frenuar papritur gjatë përpjekjes për të shmangur një përplasje me një tjetër automjet. Si pasojë, A.M. (26) nga Shkupi, mjeke në institucion, ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa A.R. (41) nga Shkupi, gjithashtu punonjëse në institucion, ka pësuar lëndime trupore, të konfirmuara në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naumi i Ohrit”. Në autoambulancë po transportohej J.T. (89) nga Shkupi, i cili ka pasur probleme shëndetësore, dhe pasi është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naumi i Ohrti”, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit i është dorëzuar për obduksion. Është kryer inspektim nga ekipi i SPB-Shkup dhe po ndërmerren masa për sqarimin e plotë të rastit”, thonë nga MPB.
Foto: Ilustrim
