Austria u godit nga pandemia e COVID-19 rreth dy javë e gjysmë para Maqedonisë Veriore. Duke supozuar se më e keqja ka mbaruar, Austria tani është në gjendje të sigurojë urgjentisht furnizime të nevojshme për ndihmë për Maqedoninë e Veriut në ditët në vijim përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së (UCPM) për t’u marrë me pandeminë, përkatësisht tendat, batanijet, gjeneratorë të energjisë elektrike, dyshekë, ndërresa shtrati dhe pako higjene, shkruajnë nga Ambasada e Austrisë në Shkup.
“Austria po e mbështet Maqedoninë e Veriut në këtë krizë me shpërndarjen e furnizime të nevojshme për ndihmë”, deklaroj Ministri i Punëve të Jashtme Schallenberg.
Përveç vendeve më të prekura, përparsi për ndihmën dhe solidaritetin austriak kanë vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas Ministrit të Punëve të Jashtme “koronavirusi po na sfidon të gjithëve me sfida të reja, të cilet mund t’i zgjidhim vetëm së bashku. Në të njejtën mënyrë siç vazhdojmë të punojmë së bashku për të siguruar që Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor së shpejti të zënë vendin e tyre në BE”.
Austria gjithashtu dëshiron të tregojë solidaritet kur kapacitetet spitalore kanë arritur kufirin përshkak të COVID-19. Kjo është arsyeja pse Austria ka ofruar trajtim spitalor në Austri për pacientët e Maqedonisë Veriore. Edhe në kohën kur pandemia ka arritur kulmin, spitalet në Austri mbeten të hapura për pacientët me raste urgjente nga Maqedonia e Veriut.
