Austria e vazhdon kontrollin kufitar me Slloveninë deri 11 maj të vitit 2021

TË FUNDIT

Austria do ta vazhdojë kontrollin kufitar me Slloveninë dhe Hungarinë për edhe gjashtë muaj, deri më 11 maj të vitit të ardhshëm, deklaroi sot ministri austriak i Punëve të Brendshme, Karl Meamer.

Sllovenia ka shprehur pakënaqësi për shkak të kontrollit nga ana austriake, duke theksuar se ajo mirë i mbron kufijtë e jashtëm të zonës Shengen.

Meamer për hapin e tillë të Austrisë i ka njoftuar nënkryetarin e Komisionit Evropian, eurokomisarin për punë të brendshme, kryetarët e parlamenteve dhe ministrave të punëve të brendshme të vendeve të BE-së.

Austria në vitin 2015 ka vendosur kontroll kufitar në kufijtë e zonës Shengen për shkak të migrimit të rritur, e këtë e ka bërë edhe Gjermania me kufijtë me Austrinë, Francën, Suedinë, Danimarkën dhe Norvegjinë.